Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka u ka bërë thirrje edhe një herë të bashkohen në votën kundër këtij versioni të demarkacionit me Malin e Zi.
Ai në rrjetin social Facebook, ka shkruar se votimi kundër këtij versioni të demarkacionit e forcon përcaktimin në rrugën euroatlantike.
Ja postimi i Haradinajt në Facebook:
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Kosova është përcaktuar fuqishëm për rrugën e saj euro-atlantike. Votimi kundër ratifikimit të versionit aktual të Demarkacionit me Malin e zi, veç sa e forcon këtë përcaktim tonin. Prandaj u kam bërë thirrje të gjithë deputetëve dhe faktorëve vendimmarrës, që të jemi të bashkuar në votën kundër këtij version të demarkacionit, në mënyrë që t’i hapim rrugë zgjidhjes së kësaj çështjeje të rëndësishme për vendin.