Aktuale

Haradinaj viziton Panairin e Librit

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka vizituar Panairin e Librit në kryeqytet.

Haradinaj gjatë vizitës që i ka bërë panairit të librit është takuar edhe me botues ku ka thënë se ajo çka i ka bërë përshtypje është mënyra e saktë e identifikimit të problemeve të botuesve, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa shtoi se gjatë mandatit të tij si kryeministër do të jetë pranë botuesve dhe dashamirëve të librit.“Do të ishte nder që biblioteka të jetë më e pasur.

Ne fshehim në vete pasuri të jashtëzakonshme në kulturë, trashëgimi. E vërteta jonë kultura jonë, trashëgimia jonë janë kulturë botërore. Kisha pas dëshirë që gjatë punës të punojmë më afër dhe të takohemi me krijuesit në vazhdimësi edhe këtu edhe më qeveri dhe mos t’i lëmë punët me na u grumbullua”, ka thënë ai.