Aktuale

Haradinaj: Vetëm një njeri mund ta rrëzojë Qeverinë time

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për gjasat që qeveria që ai udhëheq të përfundojë para kohe mandatin.

Haradinaj ka thënë në emisionin “Pressing”, se Kadri Veseli, si udhëheqës i koalicionit qeverisës, është njeriu i vetëm që mund ta rrëzojë qeverinë e tij.

Ai ka thënë se, përveç Veselit, në zgjedhje vendin mund ta çojë edhe ndonjë krah opozitar – por se për këtë i duhet ndihma e ndonjë subjekti në pushtet.

“Ata që janë në pushtet s’e kanë vullnetin për zgjedhje”, është shprehur Haradinaj, duke minimizuar gjasat që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.