Aktuale

Haradinaj: Vetëm ata që harrojnë u përsëritet historia

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar të shtunë se amanetet e dëshmorëve na obligojnë që të tregohemi të pa kompromis në mbrojtjen e shtetit dhe se vetëm ata që harrojnë u përsëritet historia.

Ai në rrjetin Facebook shkruan pas homazheve të bëra në Prekaz, se sakrifica e heronjve të Kosovës për lirinë dhe vendin përcakton rrugën tonë për të ecur përpara.

Postimi i plotë:  

Janë amanetet e tyre që na obligojnë të jemi të pa kompromis në mbrojtje të shtetit e të vlerave tona. Është sakrifica e tyre për lirinë dhe për vendin, që e përcakton rrugën tonë se si duhet të ecim tutje!

Nderim te varri i Presidentit historik, Ibrahim Rugova, ne Kompleksin memorial të Heroit legjendar, Adem Jashari, te lapidari i Heroit Zahir Pajaziti, në Mejën e dhimbjes dhe të krenarisë dhe së fundi në kompleksin e bashkëluftëtarëve të mi, në Gllagjan!

Vetëm ata që harrojnë u përsëritet historia!  Herojt e lirisë gjithmonë do të jenë, amaneti ynë që nuk falet! R H