Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se vdekja e akademikut Idriz Ajeti, është humbja e një prej personaliteteve me të ndritshme të historisë së Kosovës
“Bota shqiptare humbi sot njërin nga personalitetet më të ndritshme të historisë sonë të re, albanologun e shquar Idriz Ajetin. Gjatë 70 vjet karrierë shkencore, Akademik Ajeti la gjurmë të pashlyeshme në gjuhësinë dhe zhvillimet shoqërore e politike të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
Sipas kreut të ekzekutivit kosovar, ka shtuar se vdekja e tij, është humbje për shkencën dhe kulturën mbarëshqiptare.
“Kontributi i tij në vitet ’90 ishte i jashtëzakonshëm në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe të vërtetës së Kosovës. Kalimi i tij në amshim është humbje për shkencën dhe kulturën mbarëshqiptare. Ngushëllime të thella familjes Ajeti, komunitetit akademik dhe miqve të shumtë”, ka theksuar Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook. /FaktePlus