Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vazhduar traditën me shërbimin e policëve të Kosovës me ëmbëlsira në ditët e festave.
Edhe sot, Haradinaj e ka nisur ditën duke u shpërndarë ëmbëlsira policëve për nderë të 28 nëntorit, shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Kreu i ekzekutivit edhe në këtë ditë feste ka thënë se bashkëndjen me dhimbjet e popullit shqiptarë pas tërmetit që goditi Shqipërinë.
“Në këtë ditë të bekuar për kombin tonë e nisa mëngjesin duke ndarë ëmbëlsira me Policinë e Kosovës. Bashkëndjejmë me dhimbjen shqiptare. Urime festa”, ka thënë Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook. /FaktePlus

