Gazeta e përditshme në Serbi “Blic”, në ballinën e saj i ka dedikuar një shkrim Qeverisë së ardhshme të Kosovës, transmeton arbresh.info.
Shkrimin e saj ajo e ka titulluar “Haradinaj ushtrinë, Thaçi gjyqësorin, serbët tri dikastere”.
Kjo gazetë shkruan se gjatë ditës Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, do të takohet në Qeverinë e Serbisë, në Beograd, me liderin e Listës Serbe, Goran Rakiq, dhe përfaqësues tjerë të kësaj partie.
Në krye të kërkesës do të jenë garancitë që Prishtina duhet të themelojë Asociacionin e Komunave Serbe, për të cilën është rënë dakord katër vjet më parë në Bruksel dhe zgjidhjen e problemeve specifike jetësore të qytetarëve.
Lista Serbe do të kërkojë të mbrojë pronën e serbëve duke shkruar se “Kosova nuk mund të privatizojë pasuritë e komunës pa pëlqimin e qeverive lokale”.
“Pala serbe do të kërkojë që Prilluzha dhe Plemetini të bashkohen në një komunë. Edhe Gora do të kërkohet që të rivendoset si komunë, pasi banorët e Gorës duan të jenë pjesë përbërëse e AKS,” citohet të ketë thënë një burim brenda Qeverisë së Serbisë.
/arbresh.info/