Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i ka uruar sot komunën e Podujevës për ditën e çlirimit.
Ai ka thënë se pasi prangat e robërisë thyheshin çdo ditë, njëzetenjë vite më parë, liria erdhi edhe për Podujevën.
Me këtë rast, ai ka falenderuar Heronjtë, Dëshmorët e Martirët e rënë, të cilët me betejat dhe sakrificën e tyre sollën lirinë.
“Falënderim për luftëtarët trima të brigadave 151 “Zahir Pajaziti” e 152 “Shaban Shala”, të cilët qëndruan deri në përmbushjen e ëndrrës së përbashkët për çlirim. Përulemi me respektin më të madh për Heronjtë, Dëshmorët e Martirët e rënë!”, ka shkruar mes tjerash në urimin e tij Haradinaj.