Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK-AAK dhe Nisma Ramush Haradinaj ka uruar presidentin e ri të Shqipërisë Ilir Meta.
Urimi i Haradinajt:
I nderuar z President, Ilir Meta, Ju uroj përzemërsisht marrjen e detyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë! Më lejoni tu shpreh konsideratën time më të lartë, dhe besimin se Ju do të luani rol të rëndësishëm në modernizimin e shtetit shqiptar, si dhe në forcimin e marëdhënieve vëllazërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Poashtu llogaris në ndihmën tuaj të pakursyer për shtetin e ri të Kosovës. Njëkohësisht shpreh gatishmërinë time për një bashkëpunim të ngusht në shërbim të interesit të përbashkët kombëtar. Ju priftë e mbara!