Aktuale

Haradinaj uron Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, Kosova përherë mirënjohëse

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar shtetin amerikan për përvjetorin e Pavarësisë.

Në një njoftim për media nga kjo parti thuhet se popujt dhe vendet e vogla, që kanë luftuar gjatë për lirinë dhe pavarësinë e tyre, siç është edhe Kosova, e kuptojnë më mirë se kushdo tjetër, përvjetorin e Pavarësisë së një populli dhe shteti të madh, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në njoftim më tej thuhet se populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës dhe i përcaktuar në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./KosovaPress/