Aktuale

Haradinaj u shtron mëngjes amerikanëve

Kryeministri Ramush Haradinaj ka shtruar sot mëngjes për delegacionin e senatorëve dhe kongresistëve amerikanë, të cilët vizituan Kosovës me rastin e 11-vjetorit të pavarësisë.

I pari i Qeverisë ka shkruar në rrjetin social Facebook se është bekim për Kosovën lidhja e miqësia e përhershme me amerikanët.

“Një mëngjes i lutjeve me miqtë e çmuar, delegacionin e senatorëve dhe kongresistëve amerikanë, me praninë edhe të shumë personaliteteve nga Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia. Jemi të bekuar me lidhjet e përhershme unike, që kemi ndërtuar me miqtë amerikanë, bazuar në vlerat më të larta njerëzore. Zoti i bekoftë dy popujt tanë!”, ka shkruar Haradinaj.

Në delegacionin e senatorëve dhe kongresistëve të Bashkuara të Amerikës, përveç James M. Inhofe që është kryesues i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, janë të pranishëm edhe senatorët: Michel B. Enzi; John N. Boozman; Marion Round, si dhe përfaqësuesit Trent Kelly dhe Gregory Gianforte.

the authorBurbuqe Metolli