Aktuale

Haradinaj: Trimëria dhe bujaria e hasjanëve nuk do të harrohet asnjëherë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se Hasi për dekada me radhë ishte ndarë me kufirin e vendosur padrejtësisht, por u bashkua gjatë Luftës Çlirimtare.

Ai ka thënë se duke nderuar sot Heronjtë e Dëshmorët e “Brigadës 126” të Hasit, ne nderojmë kontributin e këtij rajoni në logjistikën e UÇK-së dhe strehimin e popullatës së zhvendosur.

“Hasi për dekada me radhë ishte ndarë me kufirin e vendosur padrejtësisht, por u bashkua gjatë Luftës Çlirimtare. Duke nderuar sot Heronjtë e Dëshmorët e “Brigadës 126” të Hasit, ne nderojmë kontributin e këtij rajoni në logjistikën e UÇK-së dhe strehimin e popullatës së zhvendosur. Trimëria dhe bujaria e hasjanëve nuk do të harrohet asnjëherë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook. /FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli