Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, duke prezantuar fokusin që do ta kenë, ka thënë se Qeveria e drejtuar nga ai do të fokusohet në zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale, shëndetësinë dhe integrimin në BE, duke mos anashkaluar vazhdimin e dialogut me Serbinë.
Ai tha se kjo Qeveri që e kërkon besimin e deputetëve trashëgojnë një situatë të vështirë në planin e brendshëm dhe të jashtëm, me korrupsionin endemik, me një gjendje të rënd në planin ekonomik, në planin social deri në zbehjen e shpresës për perspektiven ekonomike në vend.
“Gjendja në sektorët veç e veç, prapë është e vështirë. Për ta pasur një program të suksesshëm në mënyrë që nisja të jetë e saj. Kosova në planin e sigurisë do të ndihet vetëm pas anëtarësimit në NATO, Kosova nuk shkon në BE por bëhet BE. Do ta dialogojmë me Serbinë por do të hapim një dialog të brendshëm për të parë interesim për dialog”, tha ai./KosovaPress/