Aktuale

Haradinaj tregon a ka dal AAK-ja në sondazhe para VV-së

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se Lëvizjen Vetëvendosje e ka kapluar njëfarë nervozizmi, duke i marrë shembull fjalimet e djeshme të deputetit të saj, Glauk Konjufcës, në seancën e Kuvendit.

Haradinaj në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë ka folur për tubimet që po mban lideri i VV-së, Albin Kurti dhe protestat e paralajmëruar nga Vetëvendosje, duke thënë se fjalën kriminalizim e kanë bërë pjesë të fjalorit.

“E kanë një nervozizëm në VV. E pashë Glaukun kur doli në foltore, e njoh për qasje më intelektuale. E kanë bërë fjalën “kriminalizim” pjesë të fjalorit”, ka thënë Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë.

Tutje ai thotë të ketë marrë informata nga sondazhet e kryera, sipas Kryeministrit, prej kompanive kredibile ndërkombëtare. Këto sondazhe Haradinaj thotë se e rëndësinë partinë e tij para VV-së së Albin Kurtit.

“Kam informata serioze se AAK e ka kaluar Vetëvendosjen. E kam informatën nga kompani relevante ndërkombëtare se AAK e ka kaluar me besim VV. Kur janë pyetur pse VV-së i ka ra besimi, më kanë thënë se VV nuk ka më forca për të paraqitur temat”, ka theksuar kreu i ekzekutivit. /FaktePlus