Kryeministri Ramush Haradinaj i është përgjigjur shefit të grupit parlamentar të VV-së lidhur me deklaratat e tij për gjuajten me armë të ministrit të Diasporës, Dardan Gashi.
Haradinaj ka thënë se tradita me gjuajtje me armë tek shqiptarët ekziston qysh moti.
‘Glauk nëse unë në Gllogjan ose ti në familjen tane ke vendos me mjet të caktum me gju, nuk e di kënd e ke rreziku. Nëse unë e përdori qetu dhe nëse nuk e kam dakordimin është ndryshe situata. Atmosfera festive pa marrë parasysh motivit, tradita e gjuajtes me armë tek shqiptarët ekziston prej se mbaj men veten. Nuk ka njerëz këtu që skan parë shkelje të tillë. Jam dakord se nuk i takon atij që mban përgjegjësi ligjore’’, ka thënë Haradinaj, transmeton Periskopi.
Tutje Haradinaj tha se më special e sheh qytetarin me gjuajtë për qef me armë, se sa pushtetarin që mban përgjegjësi ligjore.
‘Unë jam dakord që kjo interpelancë me qenë si porosi si vërejtje për një kriter për të ardhmen’, ka shtuar Kryeministri./Periskopi/