Aktuale

Haradinaj: Do t’i rrisim rrogat 5 % në fillim të mandatit, do të vazhdojmë deri 20%

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, gjatë një tubimi zgjedhor në Pejë, ka paralajmëruar rritjen e pagave në sektorin publik.Ai tha se kjo do të bëhet krahas rritje së buxhetit të shtetit.

Kreu i Qeverisë tha se “në fillim të mandatit” të qeverisë së tij do të nisin me 5 për qind. Po them 5 %, e që më pas me vazhdu me 10 % e deri në 20%. Pastaj do ta rrisim edhe buxhetin. Të gjitha këto do bëhen me qeverinë time, qeverinë tuaj”, ka thënë Haradinaj, para pejanëve.

“Jemi këtu me i përmbush disa kërkesa legjitime të kësaj treve”, tha Haradinaj, ndërsa i rikujtoi se tanimë “qeverinë e vendit e udhëheq njeriu i tyre”.