Pas shqetësimeve të vazhdueshme për cilësinë e ajrit në Prishtinë, edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka disa fjalë për këtë temë.
Ai ka shkruar në Facebook se Kosova ka një ekonomi të qëndrueshme. Përmend edhe rritjen e kapaciteteve të Ngrohtores së Qytetit të Prishtinës, që sipas tij, kjo do të ndikojë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Kujtojmë se për cilësinë e keqe të ajrit, në Prishtinë është paralajmëruar protestë të mërkurën duke filluar nga ora 12:00.
Haradinaj shkruan në Facebook.
Kosova me ekonomi të qëndrueshme: Ngrohje për Prishtinën, ujë për Ferizajn
Nuk do të ndalem asnjë çast së punuari për zhvillimin ekonomik të vendit tonë!
– Sot, marrim vendime për programin e reformave në ekonomi.
– Do të vendosim për financimin e rritjes së kapaciteteve të Ngrohtores së Qytetit të Prishtinës me vlerë deri në 10 milionë euro. Kjo ndikon direkt në përmirësimin e cilësisë së ajrit.
– Financimi i projektit për furnizimin me ujë në Ferizaj!
– Do t’i takoj sot përfaqësuesit e bizneseve dhe Odën Ekonomike. Po bëhemi gati për Konferencën e BERZH-it në Londër, ku bizneset nga Kosova do të aplikojnë për projektet e mëdha.