Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme për arsyen se Raporti i Progresit i Bashkimit Evropian (BE) është negativ për Kosovën. Sipas tij, zgjedhjet janë një mundësi që të rritet ekonomia e Kosovës, shkruan Gazeta Express.
“Kosova nuk ka kohë për të humbur, prandaj vendi duhet që sa më parë të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet duhet parë si mundësi e forcimit të shtetit logjor dhe rritjes së ekonomisë së vendit, por edhe e kthimit të fuqisë në vendimmarrje!” ka thënë Haradinaj.
Kryetari i AAK’së ka nënvizuar se Qeveria e Kosovës ka stagnime serioze, pikërisht në fushat ku krerët e Qeverisë pretendojnë se ka sukses.
“Raporti i Progresit konfirmoi shqetësimet tona për defektet serioze qeverisëse. Ky raport konstaton se Kosova ka probleme serioze me krimin e organizuar, korrupsionin dhe pothuajse të gjitha proceset integruese. ” ka shtuar ai.