Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur deklaratën e Kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila ka thënë se Evropa do të jetë e bashkuar në tërësi, atëherë kur vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.
“E përshëndes kancelaren Merkel për riafirmimin e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës së zgjerimit që bëri nga qyteti hungarez i Sopronit. Bashkimi Evropian do të jetë më i fortë dhe më tepër prosperues kur t’i përqafojë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Haradinaj në Twitter.
“Kosova është gati”, përfundoi kryeministri në dorëheqje.