Aktuale

Haradinaj thotë se është normale të ketë greva

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj pas takimit të Këshillit Ndërministrorë para gazetarëve ka deklaruar se çështja e grevave që ka kapluar shumë sektor të sistemit publik në vend është normale, pasi që për herë të parë ne vendin tonë po rregullohet me ligj çështja e pagave.

I pari i Qeverisë tha se pikërisht mos reagimi në këtë formë do të ishte tregues se diçka nuk është në rregull dhe se të gjitha janë të kënaqur me pagat që kanë.

Ai po ashtu ua bëri me dije prindërve që të mos shqetësohet pasi që do të ketë kompensim të orëve të humbura gjatë këtyre tri javëve grevë.

Ndryshe ai deklaroi se rrëzimi i Qeverisë së tij nuk do të ndodh nga grevat dhe se një gjë e tillë është thënë që nga fillimi i mandatit të saj, e tanimë qeveria po e mbush vitin e dytë./FaktePlus/