Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se mund të shtyhet votimi i demarkacionit, gjatë një deklarata para gazetarëve në Kuvend, raporton lajmi.net.
Ai ka komentuar edhe hedhjen e gazit, që ka ndodhur edhe në kohën kur ishte në opozitë vetë Haradinaj.
Shefi i qeverisë ka thënë se ka ndryshuar materia krahasuar me kohën kur ka qenë në opozitë.
“Tani jemi thirrur prapë me vazhdu seancën, të shohim si do të rrjedh më tutje, ta shohim. E vetmja që ka mbet është votimi. Kemi pasur raste kur është shty votimi. Është e mundshme të shtyhet votimi. Dje ishte një ditë e mirë pune, dhe nuk është gjendja e njëjt si në të kaluarën sepse ka ndryshim materie. Bazuar në këtë e kam kërkuar edhe votën e VV-së, megjithatë hedhja e gazit është mënyrë e tyre. Si të kalon si të mos kalon vota është e deputetëve, ne e respektojmë”, ka thënë Haradinaj./Lajmi.net/