Aktuale

Haradinaj thërret në takim Veselin, Limajn dhe Pacollin

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj sot do të mbledhë liderët e koalicionit qeverisës.

Siç merr vesh FaktePlus, ky takim do të mbahet në Qeverinë e Kosovës në ora 14:00.

“E kam ftuar për takim edhe kryetarin Veseli, edhe kryetarin Limaj, edhe partnerët e tjerë të koalicionit”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media.

Por nuk dihet as nëse në këtë takim do të marrë pjesë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

E në një intervistë në televizionin publik, Veseli ka lënë të nënkuptohet se do ta refuzojë ftesën e Haradinajt, kur është pyetur për takimin e thirrur nga kryeministri i dorëhequr.

“Ne kemi pasur një proces dhe kryeministri ka dhënë dorëheqje me dëshirë dhe kjo çështje tashmë ka përfunduar. Unë do të marrë iniciativën që është në përgjegjësinë kushtetuese”, ka deklaruar Veseli.

Për këtë takim, nuk është deklaruar as lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Haradinaj, dje me humor tha se në këtë takim të paralajmëruar do të flasin për ngrohjen globale./FaktePlus