Aktuale

Haradinaj, Thaçit: Mos u përziej në vullnetin e deputetëve

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Daut Haradinaj, ka vlerësuar se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka kthyer në kauzë personale marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, të cilën ai e ka quajtur “skandaloze”.

“Mashtrimet e Presidentit nuk kanë të ndalur, siç duket e ka kthyer në kauzë personale marrëveshjen skandaloze me Malin e zi. Ai për ta “pshtu ftyrën e vet” po mundohet që më çdo kusht dhe pa kursyer forma ta mbulojë këtë të keqe që vet e nenshkroi”, ka thënë Haradinaj nëpërmjet një komunikate, transmeton Gazeta Express.

“Por deputetët e kanë kuptuar se kjo marrëveshje e dëmton Kosovën në territor me mbi 8.8 mijë hektarë dhe si e tillë do kundershtohet nga ata. Prandaj z. President kur don me e kuptu që ju nuk keni mandat me iu përzi vullnetit të deputetëve por përkundrazi e keni për detyrë me ju raportu atyre”, ka shtuar Haradinaj.

“Kjo që ju po e bëni është antikushtetuese pavarësisht qellimeve tuja. Ti e ke kry punën tënde dhe e kemi parë se si e ke kry. Tash leri deputetët rahat”, përfundon komunikata e Haradinajt.