Aktuale

Haradinaj: Thaçi s’ka çka me bë, kështu që le të merret me dialog

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është duke marrë pjesë në diskutimin e organizuar nga Lëvizja FOL, ku temë diskutimi janë zhvillimet e fundit në vend si dhe dialogu Kosovë-Serbi.

Ndër të tjerash Haradinaj ka folur për përfaqësimin e Kosovës nga presidenti Hashim Thaçi, duke shtuar se Thaçi nuk ka shumë punë prandaj edhe mund ta përfaqësoj Kosovën në dialog me Serbinë.

“Presidenti i vendit nuk ka çka me bë, kur shkon në mëngjes, ai duhet me shikuar se çka mundet me bë, ndërsa kryetari i Qeverisë, duhet me shikuar se çfarë pune mundet me pritë, që të kryhet më vonë.Po e them seriozisht dhe presidenti mund ta kryejë këtë punë dhe të merret me finalen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Haradinaj, transmeton Indeksonline.

Ndryshe përfaqësimin e Kosovës në dialog me Serbinë nga presidenti Thaçi e kishin kundërshtuar edhe partitë opozite./Indeksonline/