Aktuale

Haradinaj: Të shpallet e dështuar marrëveshja për demarkacionin, pastaj bisedojmë (Video)

Rishikimi e riemërimi i marrëveshjes së demarkacionit si e dështuar apo e paaprovuar do të bënte që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të pranojë që të ulet sërish e të diskutojë për këtë temë.

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se pas seancës së 1 shtatorit statusi i marrëveshjes ka ndryshuar dhe qeveria e institucionet e vendit duhet të reflektojnë drejt mbi të.

“Ne presim nga Qeveria dhe nga institucionet që t’i vënë një emër – kjo është marrëveshje e tërhequr, e dështuar, e paaprovuar, sido le ta quajnë”, ka thënë Haradinaj në Rubikon të KTV’së.