Aktuale

Haradinaj: Të rinjtë nuk do të jenë numra por pjesë e vendimmarrjes

I nominuari për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, u takua sot me të rinjtë e kryeqytetit në amfiteatrin e Germisë në Prishtinë.

Haradinaj në fjalën e tij, ndër të tjera tha se ai do të punojë që rinisë së kryeqytetit, rinisë së Kosovës t’i kthehet Kosova.

“Rinia jonë nuk do të kalojë kohë duke u përgatitur për një të ardhme me të panjohura. Do të krijojmë qartësi për të ardhmen e secilit. Të rinjtë e këtij vendi nuk do të jenë numra por pjesë e vendimmarrjes”, tha Haradinaj.

Siç njofton AAK, ky ka qenë takimi i parë me rininë, në kuadër të një turi që do ta zhvilloje edhe me të rinjtë në qytete të ndryshme. Nesër Haradinaj mban debat me qytetarët e Prizrenit, transmeton KosovaPress.