I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj është zotuar se Qeveria e Kosovës nën drejtimin e tij do të punojë për një mjedis të pastër dhe do të ofrojë shërbime për eliminimin e deponive të shumta ilegale.
Ai në një postim në Facebook tha se Hani i Elezit dhe Kosova meritojnë një mjedis të pastër.
Postimi i plotë:
“Do të punojmë për një Kosovë me mjedis të pastër!
Kosova ka interes shumë të madh për investime në industri dhe prodhim por këto investime assesi nuk duhet që të vijnë me kosto eventuale për shëndetin e qytetarëve tanë.
Përderisa do t’i mbështesim investimet, ndërmarrjet prodhuese vendore dhe të jashtme, do të insistojmë e sigurohemi që ato t’u përmbahen normatives dhe standardeve mjedisore për një Kosovë të pastër.
Njëkohësisht do të zgjerojmë ofrimin e shërbimeve dhe eliminimin e deponive të shumta ilegale, që paraqesin rrezik për ambientin dhe mirëqenien qytetare.
Hani i Elezit dhe e gjithë Kosova meritojnë mjedis të pastër.