Aktuale

Haradinaj: Të ndëshkohen ata që nuk përfillin agjendën evropiane

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se ka vonesa të zbatimit të MSA dhe se duhet të ndëshkohen ata që nuk përfillin agjendën evropiane.

Ai këto komente i bëri në takimin e rregullt të Këshillit Ministror për Integrime Evropiane, organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian, që kishte për fokus zbatimin e agjendës së reformave evropiane.

Kryeministri Haradinaj tha se këto takime tash e tutje do të mbahen çdo javë.

“Agjenda e reformave evropiane duhet të veprohet për zbatim. Ka vonesa të zbatimit të MSA që nuk duhet të ndodhin tash e tutje. Duhet të ndëshkohen ata që nuk përfillin agjendën evropiane”, tha Haradinaj.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, tha se duhet përkushtim për agjendën evropiane duke respektuar rendin dhe ligj, konkurrencë dhe klimë të favorshme të investimeve./KP