Aktuale

Haradinaj: Do të mbrohemi ndaj atyre që na sulmojnë

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ia ka drejtuar të pranishmëve në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku po pritet nga mijëra qytetar, duke thënë se shqiptarët gjithnjë do të mbrohen ndaj atyre që sulmohen.

“I kam treguar në Francë që nuk jam shtetas i Serbisë se më kanë trajtu si të tillë, i kam treguar që shqiptari kur nuk kthehet përveç në të drejtën e tij, jo që jemi trima por që nuk mund të ikim nga vetvetja dhe e drejta jonë. Kush ka jetuar me shqiptar kurrë nuk ka pësuar, këta janë shqiptarët që janë popull i vjetër dhe i respektueshëm, ai që na donë ne e duam, ai që na ndihmon e ndihmojmë por ai që na sulmon do të mbrohemi”, ka thënë Haradinaj.