Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se kryeministri Haradinaj nuk ka të drejt ta mbajë ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo pas denoncimeve të 20 dëshmitarëve, prandaj Haradinaj, duhet ta shkarkojë ministrin në të kundërtën do të jetë përgjegjës për protestat dhe proceset politike që pasojnë.
Sipas saj, institucionet e Kosovës kanë dështuar në grumbullimin e fakteve të krimeve të luftës së fundit, pasi nuk ka kriminel që vuajnë burgun dhe as të ngritën aktakuza./KosovaPress/