Aktuale

Haradinaj: Do të jemi bashkë në rrugëtimin tonë

Ish kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka falënderuar qytetarët shqiptarë që sot përmes protestës kërkuan lirimin e tij. “E dëgjova zërin tuaj nga Colmari i Francës, në mbështetje të një të drejte që nuk tjetërsohet!” ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

Të nderuar bashkëkombës nga Diaspora,

E dëgjova zërin tuaj nga Colmari i Francës, në mbështetje të një të drejte që nuk tjetërsohet!

E di që keni udhëtuar edhe me mijëra kilometra, por vetëm ata që janë të vendosur, arrin atje ku janë nisur.

Kështu të vendosur ishim edhe për lirinë e Kosovës, e kështu të vendosur do të jemi edhe në ndërtimin e paqes së saj!

Rruga e nisur për në familjen e madhe evropiane, për çka edhe ju po jepni një kontribut të madh, nuk mund të ndalet më!

Do të jemi bashkë në rrugëtimin tonë!

Juaji Ramush Haradinaj