Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është përgjigjur në lidhje me çështjen e rastit të Astrit Dehari të ngritur nga deputeti i VV-së, Dardan Molliqaj.
Haradinaj thotë se është e papranueshme kur një rast gjyqësor zgjatet pa kufi , duke thënë se si Qeveri do të angazhohen që këto procese të marrin një epilog.
Kryeministri tha se meqë pushtet janë të ndara, Qeveria e Kosovës ka aprovuar në mbledhjen e fundit të Qeverisë detyrat që i takojnë ekzekutivit sa i përket çështjes Dehari.
“Për mua është e papranueshme që një rast të zgjatet pa kufi, pa epilog, është një drejtësi e mohuar. Pushtetet janë të ndara, por çdo aspekt i Qeverisë këto procese do të marrin epilog, vetëm se s’mund ta bëjmë rolin prokurorit dhe gjyqtarit”, tha Haradinaj.
Ai me këtë rast ka ngushëlluar familjen e të ndjerit Astrit Dehari, i cili vdiq në qendër të paraburgimit, ku mbahej si i dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës./KosovaPress/