Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falënderuar shtetin turk për kontributin që ushtarët e saj kanë dhënë për sigurinë në Kosovë në kuadër të forcave të KFOR-it.
Këtë urim kreu i ekzekutivit ia ka shprehur ministrit të Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, të cilin e pritur në takim.
“Me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, bashkëbiseduam për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, përfshirë shkëmbimet e përvojave dhe doktrinave ushtarake, në suaza të parimeve dhe standardeve të NATO-s. Duke e uruar ministrin Akar me rastin e 70-vjetorit të NATO-s, e falënderova atë për kontributin e personelit ushtarak e civil turk brenda KFOR-it për paqe dhe siguri në Kosovë”, ka theksuar Haradinaj. /FaktePlus