Kryeministri Ramush Haradinaj ka theksuar se Kosova ka arritur progres substancial në mekanizmat e sigurisë si dhe sundimin e ligjit.
Haradinaj sot ka takuar ndihmës sekretaren për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve, Kristen Madison.
“Me mbështetjen e parezervë të partnerëve strategjikë, si ShBA-ja, vendi ynë ka arritur progres substancial në konsolidimin e mekanizmave të sigurisë, si dhe në sundim e zbatim të ligjit. Ndihmës Sekretaren për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit(INL) të ShBA-së, Kirsten Madison, e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme amerikane për ngritjen e kapaciteteve të Policisë, Prokurorisë dhe institucioneve tona tjera të sigurisë. Kosova, në përballjen me sfidat ndërkombëtare të sigurisë, është partner kredibil dhe çdoherë përkrah aleatëve të saj strategjikë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook/FaktePlus