Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po qëndron në Washington të Shteteve të Bashkuara ku ka zhvilluar takime të shumta në kuadër të kremtimit të Lutjes së Mëngjesit dhe ngjarjeve të tjera në kryeqytetin amerikan, transmeton Gazeta Metro.
Haradinaj ka zhvilluar edhe një takim të rëndësishëm për sferën e sigurisë, pasi ka biseduar me drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), Mike Pompeo.
“Pata nderin të takoj Drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo, me të cilin biseduam për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe më gjërë. Kosova dhe ShBA janë partnerë strategjik në shumë fusha e posaçërisht në atë të sigurisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Bashkë me Kryeministrin, në ngjarjet në Amerikë po qëndron edhe Presidenti Hashim Thaçi. /gazetametro.net