Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka falënderuar Gjermaninë dhe popullin e saj për ndihmën e pakursyer për Kosovën në çdo etapë të sajë.
Postimi i plote i Haradinajt, pa ndërhyrje:
Prita sot në takim, ambasadorin e ri gjerman Jörn Rohde. Ambasadorit i urova mirëseardhjen dhe i shpreha gatishmërinë të punojmë ngushtë për tema me rëndësi për vendin tonë.
Gjermania përpos që është strehë e qindra mijëra bashkëqytetarëve tanë, ajo ka qenë përkrahëse e madhe e rrugës së popullit tonë për liri e pavarësi, përkrahje që po vazhdon edhe tani, në sfidat në të cilat po kalon vendi ynë. Ne jemi përgjithmonë falënderues!. /Lajmi.net/