Aktuale

Haradinaj takohet me O’Conellin, bisedojnë për formimin e Qeverisë

Kryetari i AAK-së dhe kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN Ramush Haradinaj është takuar sot me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë Ruari O’Conell.

Për këtë takim ka njoftuar vet Haradinaj nëpërmes rrjetit social Facebook:

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Sot pata kënaqësinë ta pres në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell, me të cilin folëm për procesin zgjedhor dhe për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës. E sigurova Ambasadorin O’Connell, për angazhimin maksimal timin dhe të partnerëve, për krijimin e Qeverisë së re dhe për adresimin e çështjeve, që kërkojnë zgjidhje urgjente, që nga sundimi i ligjit, proceset integruese e deri te zhvillimi ekonomik i vendit.

I përcolla mirënjohjen time për angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar, në mbështetjen e Kosovës dhe proceseve të saj demokratike dhe njëkohësisht kërkesën për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. RH