Aktuale

Haradinaj takohet me Labinot Tahirin, ja për çfarë biseduan

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim deputetin e Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahirin me të cilin si‡ u shpreh ai, kanë biseduar për rrjedhat politike në vend.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Tahiri shprehu falënderimin e tij ndaj Qeverisë së Kosovës për fillimin e punimeve në rrugën për fshatin Tërn në Ferizaj dhe po ashtu diskutuam edhe për statusin e kompenzimit të fermerëve të Komunës së Ferizajt për dëmet që u shkaktuan nga breshëri.

“Prita në takim deputetin e Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri me të cilin diskutuam për rrjedhat politike në vend. Deputeti Tahiri shprehu falënderimin e tij ndaj Qeverisë së Kosovës për fillimin e punimeve në rrugën për fshatin Tërn në Ferizaj dhe po ashtu diskutuam edhe për statusin e kompenzimit të fermerëve të Komunës së Ferizajt për dëmet që u shkaktuan nga breshëri. Z. Tahiri e falënderova për angazhimin e tij që t’i adresojë problemet e qytetarëve të kësaj komune në mënyrë që Qeveria e Kosovës të jetë sa më afër shqetësimeve të tyre për t’iu dhënë zgjidhje!”, ka shkruar Haradinaj.