Aktuale

Haradinaj do ta padisë Listën Srpska që e quajti kriminel

Avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci ka paralajmëruar padi kundër Listës Srpska, e cila e quajti kriminel ish-Kryeministrin e Kosovës.

“z. Ramush Haradinaj më ka autorizuar që në emër të tij të deponojë padi për shpifje dhe fyerje kundër subjektit politik, Lista Srpksa. z. Haradinaj dëshiron që çështjet dhe deklarimet me dimension shpifës dhe fyes të dalin prej fushës politike dhe të zhvendosen ku e kanë vendin, në Gjykatë”, ka thënë Koci, për Gazetën Express.

“Ky shtet dhe duhet të funksionojë mbi bazën e Kushtetutës dhe Ligjeve të Republikës së Kosovës”, ka shtuar ai.

Haradianj ka ushtruar padi edhe ndaj subjekteve dhe personave tjerë që kanë akuzuar se është i përfshirë në veprime të ndryshme kriminale.

Lista Srpska e ka quajtur Haradinajn kriminel derisa ka komentuar deklarimet e ish-Presidentin e Kroacisë që vizitoi selinë e AAK’së.