Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, po vazhdon edhe më tej takimet me qytetarë nëpër komuna.
Në një njoftim për media bëhet e ditur se Haradinaj sot do të mbajë takim me qytetarët e Komunës së Rahovecit.
Takimi do të mbahet në orën 19:00 në Shtëpinë e Kulturës në Krushë të Madhe, ndërsa do të flitet për aktualitetin politik./KosovaPress/
Tags:Ramush Haradinaj