Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të takohet sot me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, me ç’rast gjatë këtij takimi do të diskutohen çështje me rëndësi për Kosovën.
Siç ka deklaruar vetë kryeministri Haradinaj vizita zyrtare në Berlin ka për qëllim thellimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Gjermanisë.
“Bashkëpunimi i bazuar në besim është i domosdoshëm në rrugëtimin e Kosovës për zhvillim ekonomik, integrime evropiane dhe në fushën e sigurisë. Gjermania vazhdon të jetë një ndër partnerët kryesorë të Kosovës dhe përkrahja e tyre është jetike në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, tha Haradinaj.
E përveç kancelares Merkel, Haradinaj pritet të takojë edhe kryetarin e Bundestagut, Ëolfgang Schauble, deputetë të të gjitha grupeve parlamentare dhe pritet të marrë pjesë në konferencën “Takimet ndërkombëtare” si në lutjet e mëngjesit në Berlin.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka udhëtuar për në Berlin gjatë ditës së djeshme ku është pritur me ceremoni ushtarake. Ai është i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.