Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se nuk e shqetëson klani i Millosheviqit, të cilët më nuk kanë kurrfarë fuqie që në emër të gjoja “drejtësisë”, t’i shtyjnë agjendat e tyre politike.
Haradinaj ka shkruar në facebook se i vetmi preokupim është puna ndaj vendit të tij, ku edhe do të kthehet shumë shpejt.
Ja postimi i plotë i Haradinajt:
Nuk më shqetëson Klani i Millosheviqit
I kam respektuar ligjet e vendit tim dhe ligjet ndërkombëtare! Jam përballur me akuzat më monstruoze të prodhuara nga vrasësit e popullit tim dhe në një proces të gjatë e të mundimshëm, jam shpallur i pafajshëm për të gjitha pretendimet, nga instanca më e lartë e drejtësisë ndërkombëtare.
Këtij verdikti i është bindur krejt Bota!
Të vetmit që vazhdojnë të meren me këtë punë, janë politikanët e Klanit të Millosheviqit, të cilët më nuk kanë kurrfarë fuqie që në emër të, gjoja drejtësisë, t’i shtyjnë agjendat e tyre politike, dhe unë nuk i marr fare seriozisht!
Shpejt do t’i kthehem punës për vendin tim. Ky është i vetmi preokupim imi!
RH