Kryeministri Ramush Haradinaj tha se ende nuk kanë pranuar zyrtarisht nga Kuvendi iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale
Kryeministri bëri të ditur se kjo është një procedurë që duhet të ndiqet, megjithatë ende nuk e di se si do të veprohet.
“Kjo procedurë është praktikë që duhet ndjekur, ne ende nuk e kemi marrë zyrtarisht shkresën. Nuk e di si do të veprojmë sepse ende s’e kemi”, ka thënë Haradinaj.
Këto komente ai i bëri gjatë takimit me kryetarin e komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi.
Kujtojmë që Kryesia e Kuvendit ka vendosur që kërkesën e deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara ta kthejë në Qeveri.