Aktuale

Haradinaj: Situata me koronavirus kërkon unifikim të të gjitha institucioneve

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar unitet dhe angazhim për shkak të situatës me COVID-19.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga të gjitha institucionet shtetërore që të jenë të unifikuar rreth situatës së COVID-19.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj, ka thënë se situata e krijuar nga koronavirusi kërkon vigjilencë në të gjitha nivelet e institucioneve, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë i Haradinajt, pa ndërhyrje:

Situata e krijuar me COVID – 19 kërkon vigjilencë në të gjitha nivelet e institucioneve.

Këtë situatë duhet ta trajtojmë me seriozitetin më të madh.

Me këtë rast dëshiroj t’i përgëzoj të gjitha institucionet e vendit që me vetëmohim po i ndihmojnë qytetarët.

Kjo situatë kërkon unifikim dhe angazhim të të gjitha instancave shtetërore.

Zbatimi i vendimeve është në shërbim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve. 

the authorGazetaKNN