Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se komuniteti egjiptian është pjesë e Kosovës dhe me të drejtë e gëzojnë 24 qershorin si Ditë Memoriale të tyre.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se institucionet kanë arritur disa suksese sa i përket këtij komuniteti, duke premtuar se angazhimi i tyre nuk do të ndalet.
“Në pritjen e organizuar nga Zyra e Kryeministrit, me rastin e 24 Qershorit – Ditës Memoriale të komunitetit egjiptian, datë ligjore të shpallur nga Qeveria e Kosovës, theksova se ky komunitet, është pjesë e jetës dhe vendit tonë, dhe me të drejtë e gëzojnë edhe këtë datë. Bashkë kemi arritur disa suksese sa i përket komunitetit egjiptian në Kosovë, por angazhimi ynë për ta nuk përfundon këtu”, ka shkruar ai.
“Shtetin tonë deri në liri, paqe dhe demokraci e kemi krijuar së bashku. Urime dita juaj”, ka shtuar tutje Haradinaj





















