Aktuale

Haradinaj: Shteti serb nga unë do ta marrin të njëjtën përgjigje si në vitin 1998-1999

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ndaj të cilit sot drejtësia franceze nuk arriti të marrë një vendim, ka theksuar se “drejtuesit e sotëm të shtetit serb, që më janë versulur mua, asnjëherë nuk kanë qenë të shqetësuar as për krime as për vrasje, sepse kanë bashkëjetuar ose kanë qenë vet paramilitarë e vrasës, prandaj nga unë gjithmonë do ta marrin të njëjtën përgjigje si në vitin 1998-1999”.

Postimi i plotë i Haradinjat në Facebook:

Drejtësia e vonuar është padrejtësi në vetvete! Njoftimi që vendimi në rastin tim do të meret me 2 mars, më së paku ishte i panevojshëm.

Drejtuesit e sotëm të shtetit serb, që më janë versulur mua, asnjëherë nuk kanë qenë të shqetësuar as për krime as për vrasje, sepse kanë bashkjetuar ose kanë qenë vet paramilitarë e vrasës, prandaj nga unë gjithmonë do ta marrin të njejtën përgjigje si në vitin 1998-1999.

Sulmet serbe nuk më shqetësojnë aspak, sepse e ndjej thellë praninë dhe mbështetjen e shqiptarëve kudo që janë.  Besnikë do t’i mbetemi të drejtës sonë shqiptare në Ballkan.  RH