Aktuale

Haradinaj shkon për ngushëllime tek familja Shala, ju ofron ndihmë financiare

4 persona nga familja Shala vdiqën në aksidentin e djeshëm.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë për të ngushëlluar familjen Shala nga Gjilani me rastin e humbjes së katër anëtarëve të familjes gjatë aksidentit i cili ka ndodhur dje pasdite.

“Familjes Shala nga Poneshi i Gjilanit, e cila nga aksidenti i djeshëm humbi katër familjarë, i shpreha ngushëllimet më të thella, në emër të Qeverisë dhe tërë popullit të Kosovës. Qeveria e vendit, edhe përmes ndihmës financiare, do t’u qëndrojë afër në këtë humbje të madhe.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 17:00, në fshatin Mramor, ku ishte e përfshirë eskorta e ambasadores së Turqisë, Kivilcim Kiliç e cila ka marrë lëndime dhe është duke u trajtuar./21Media

the authorBurbuqe Metolli