Aktuale

Haradinaj shkarkon kreun e AKI-së, Driton Gashin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj i ka kërkuar zyrtarisht kreut të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Driton Gashit, lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Drejtorit të AKI-së.

Indeksonline ka siguruar vendimin e kryeministrit Haradinaj.

Kërkesa e Haradinajt ka efekt të menjëhershëm.

Haradinaj në letrën drejtuar Gashit thotë se “dje nga të gjithë mekanizmat e sigurisë kam pranuar raportime zyrtare lidhur me çështjen e ndërprerjes së leje qëndrimin, ndalimit dhe depërtimit urgjent dhe të fshehtë të gjashtë qytetarëve turq nga territori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë”, shkruan në vendimin e Haradinajt”.

Më poshtë gjeni vendimin: