Aktuale

Haradinaj reagon rreth deklaratave të Zaevit për planin e ndarjes së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka siguruar qytetarët se nuk do ta ndajë askush territorin e Republikës së Kosovës.

Madje, kreu i ekzekutivit ka thënë se sovranitetin dhe integritetin e shtetit do ta mbrojnë me çdo çmim.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Jemi bashkë dhe jemi të fortë! Askush nuk do të na ndajë. Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim”, u është drejtuar qytetarëve përmes rrjetit social Facebook, kryeministri Haradinaj.

Mbrëmë doli lajmi se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka rënë pre e mashtrimit të dy komedianëve rus, të cilëve u ka rrëfyer për planin e ndarjes së Kosovës, ku Serbisë do t’i jepeshin 10 komuna me shumicë serbe, derisa Serbia do t’ia jepte Kosovës disa komuna të jugut të saj.

the authorBurbuqe Metolli