Aktuale

Haradinaj: Qeveria do të jetë nikoqire për kompanitë ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e Bechtel & Enka, të prirë nga Craig Albert, President për Infrastrukturë dhe Mehmet Tara, President i Enka-s, të cilët e uruan atë për zgjedhjen në krye të ekzekutivit kosovar.

Kryeministri Haradinaj falënderoi mysafirët për punën e mirë që kjo kompani po e bën në Kosovë, duke u premtuar partneritet dhe mbështetje për projektet e ardhshme.

Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës do të jetë nikoqire e mirë për kompanitë ndërkombëtare të cilat operojnë në Kosovë. /KosovaPress/